Kuvendi heq imunitetin, 130 pro. Bie nisma e PS

Sep 18, 2012 | 18:43

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Kryeministri, Sali Berisha dhe disa ministra te kabinetit nuk ishin te pranishem ne Kuvend gjate votimit.

Po sot, Kuvendi hodhi poshtë me 60 vota pro, 63 kundër dhe 6 abstenim nismën e PS-së për ndryshimet kushtetuese.

Menjëherë pas votimit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se pas 10 viteve përpjekjesh, Kuvendi arriti të vendoste një prej standardeve evropiane të kërkuara prej kohësh.  Ajo e cilësoi ditën e sotme, si një dot të mirë, ndërsa ftoi deputetët që të votojnë edhe ligjin për Gjykatën e Lartë.

Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe disa ligje të tjera të rëndësishme, si ai për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH për asistencën sociale.  Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe nëpunësve, i ndryshuar, etj.

© Panorama.al

Te lidhura