Mbytet një tjetër varkë me emigrantë, shpëtohen 7 persona! Nisin kërkimet për 21 të tjerët, 3 prej tyre fëmijë

Sep 4, 2024 | 17:57
SHPËRNDAJE

Një tjetër varkë me emigrantë fundosur në Lampedusa. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa mësohet se shtatë persona me origjinë siriane janë shpëtuar dhe janë dërguar në qendrën e refugjatëve në ishullin e vogël italian. Të zhdukurit janë 21, përfshirë tre fëmijë.

varke me emigrante

Sipas informacioneve të deritanishme, varka ishte nisur nga Libia dhe u përmbys pas një dite udhëtimi.

Incidenti ndodhi pas tragjedisë në Kanalin anglez ku të paktën 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze.

Në total, 10 nga të vdekurit ishin gra dhe dy ishin burra, sipas zyrës së prokurorisë lokale.

Më shumë se 50 njerëz u shpëtuan pranë Kepit Gris-Nez, afër Boulogne-sur-Mer, tha roja bregdetare franceze.

Zyrtarët thonë se varka ishte e mbingarkuar dhe pjesa e poshtme e saj “u hap” ndërsa më pak se tetë persona në bord kishin veshur jelek shpëtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura