Mbytet një ditë para ditëlindjes 86-vjeçari

Sep 5, 2012 | 12:13

DURRES – Mbytet në det një ditë para ditëlindjes 86-vjeçari. Pasditen e së hënës, më datë 3 shtator, në zonën e Plepave në Durrës, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det, ka gjetur vdekjen shtetasi Ksenofon Lamani. Banori i kryeqytetit kishte dalë i vetëm për të bërë banjë në plazh me të perënduar dielli, por nuk ka dalë më i gjallë. Trupi i Lamanit është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe menjëherë është lajmëruar policia. Nga të dhënat e Policisë mësohet se vdekja ka qenë natyrale, për shkak dhe të moshës. Mësohet se ditën e djeshme, pikërisht më 4 shtator, viktima Ksenofon Lamani mbushte 86 vjeç. Ndonëse nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet për vdekje natyrale, Policia ia ka kaluar materialet për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.

© Panorama.al

Te lidhura