Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Durrësit

Jun 5, 2011 | 10:14

DURRES- Një i ri 20-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke pushuar në plazhin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës, ku i riu ka rënë aksidentalisht nga varka duke mos mundur të dalë më nga deti.Viktima është identifikuar si Ergys Duraku nga Peza e Tiranës. Pas mbërirtjes së policisë në vendngjarje vetëm pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja është bërë e mundur edhe nxjerrja e 20- vjeçarit nga deti.

© Panorama.al

Te lidhura