
Një 24 –vjeçar është mbytur në ujrat e Drinit të Zi në përpjekje për të shpëtuar të fejuarën e tij.
Ervin Karasani mundi të shpëtojë të fejuarën, ndërsa vetë nuk mundi të dalë i gjallë nga uji. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Muhur të Dibrës.
Mësohet se e fejuara e tij, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të zbardhë plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.











