Mbytet në sy të kushërinjve

Aug 28, 2012 | 13:41

Vendi ku u nis pedalonia me viktimën

DURRES/ U hodh në ujë 50 metra larg bregut. Trupi i 23-vjeçares gjendet pas 2 orësh.

Dolën me pedalone në det, vdes Fatime Zyberi.

U nis për shëtitje me një pedalone së bashku me kushërinjtë e saj, kthehet e vdekur në breg 23-vjeçarja. Vajza që ka pasur fatin tragjik quhet Fatime Zyberi, lindur në Kukës e banuese në Tiranë. Ajo humbi jetën pasditen e djeshme në plazhin e Durrësit, disa metra larg vendit të njohur si “Agip”, midis pistës “Kosova” dhe Urës së Dajlanit. E reja kishte ardhur te disa të afërmit e saj që banojnë në Kënetë të Durrësit, për të bërë disa ditë plazh me ta. Ditën e djeshme, ajo bashkë me kushërinjtë e saj, 8 veta gjithsej, kishin mbërritur në plazh. Me tre prej tyre më të vegjël se vetja në moshë, Fatimja u nis për të bërë shëtitje me një pedalonë, por nuk u kthye më e gjallë në breg. Vajza është hedhur në det për t’u larë së bashku me një prej kushërinjve, por sapo ka pasur kontakt me ujin, 23-vjeçaren e ka mbërthyer paniku, pasi nuk po kapej dot te pedalona, mbi të cilën ndodheshin të tjerët.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura