Mbytet në rezervuar 18-vjeçari

Aug 27, 2012 | 12:04

ERSEKE – Një 18-vjeçar është mbytur aksidentalisht në rezervuarin e fshatit Kagjinar, teksa kishte hyrë për t’u larë së bashku me shokët e tij. Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës rreth orës 16:00, në fshatin e largët të rrethit të Ersekës, teksa i riu i identifikuar si Syrja Hambi, pasi ka hyrë në ujë, nuk ka mundur të dalë dot edhe pasi nuk ka ditur not mjaftueshëm. Sipas të dhënave, i riu zakonisht hynte për t’u larë diku në anë të rezervuarit 30 metra të thellë, për të shmangur problemet, por këtë herë duket se ai ka depërtuar më në thellësi, pa mundur të dalë më prej aty. Ka qenë njëri prej shokëve të tij i cili, në pamundësi për ta shpëtuar, ka thirrur për ndihmë. Trupi i pajetë i Hambit u gjet në orët e mbrëmjes nga banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje ndodhej dhe policia.  dh.d

© Panorama.al

Te lidhura