
GRAMSH- Një 15- vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa ishte duke u larë në liqen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lenie të Gramshit, kur 15- vjeçari, i identifikuar me inicialet K.XH është mbytur.
Raportohet se në momentin e mbytjes, 15- vjeçari ka qenë nën shoqërinë e shokëve të tij.
Polumbarët janë në vendin e ngjarjes, ndërsa po kërkojnë për trupin e pajetë të 15- vjeçarit. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar diçka më shumë lidhur me shkaqet që kanë çuar në mbytjen e të riut.











