Mbytet anija me refugjatë, mbi 270 të humbur

Jun 3, 2011 | 10:14

Pranë brigjeve të Tunizisë është mbytur një anije me refugjatë nga Libia, ku rreth 270 veta konsiderohen ende të humbur. Rreth 600 refugjatë të tjerë ndërkohë kanë mundur të shpëtohen nga mbytja. Anija fillimisht kishte destiancion ishullin italian Lampeduza, por, për shkak të motit të keq, anija është batuar në afërsi të ishujve tunizianë, Kerkenah. Që në janar, në Itali kanë mbërritur gati 40.000 refugjatë nga Afrika Veriore.

© Panorama.al

Te lidhura