GREQI- Një grua shqiptare, 49 vjeca është gjetur e vrarë në një rrugë në zonën bujqësore në Viota, në Greqi.
Pas hetimeve të specializuara u zbulua se autor i kësaj vrasjeje është një efektiv i policisë së Athinës.
Polici grek, sipas hetimeve kishte pasur lidhje me shqiptaren 49 vjecare. Efektivi, 32 vjecar ka pranuar krimin e kryer prej tij ndërsa ka është shprehur se para se të ndodhte krimin janë grindur në zonën e Avlonës po në Greqi dhe pas sherrit ai e kishte mbytur gruan me xhupin e saj.
Më pas kishte transportuar me makinë në vendin ku u gjet për të zhdukur gjurmë dhe ngjarja të të jepte përshtypjen se 49 vjeçarja kishte humbur jetën pas një aksidenti. Shpresa DINE
© Panorama.al











