Lorik Cana është zyrtarisht lojtar i Lazios. Bisedimet mes kryeqytetasve italian të Lazios dhe ekipit turk Gallatasaraj kanë përfunduar në mëyrën më të mirë të mundshme, raportojnë mediat italiane.
Në klubin turk do të shkojë portieri Fernando Muslera.
Gjithnjë sipas mediave italiane, trajneri Reja do ta ketë në dispozicion Canën që nga 7 korriku.
Drejtori sportiv i Gallatasarjt, Ali Gursoy ka konfirmuar shkëmbimin mes Canës dhe Muslerës. “Bisedimet kanë pëfunduar, tashmë Cana do të largohet, ai më parë kishte shpehur dëshirën për të veshur bluzën e Lacios”, ka komentuar ai në media.
Ndërkohë Cana është shprehur shumë i kënaqur për kalmin tek Lacio, thonë mediat italiane. Sipas tyre, tifozët lacial mezi presin ardhjen e Canës, të cilin tashmë e kanë pagëzuar me pseodonimin “il guerriero”, luftëtari. Të mërkurën Cana do të bëjë edhe vizitat mjekësore.
© Panorama.al











