“Mburren me 10 mln turistë, është gënjeshtër”- Lulzim Basha: Mbi 60 % janë emigrantë shqiptarë që vizitojnë familjet e tyre! Qeveria e konsideron armike shtresën e mesme

May 4, 2024 | 11:31
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se qeveria shqiptare mburret me 10 milionë turistë, por sipas tij kjo është një gënjeshtër.basha

Nga Kuvendi Zgjedhor i degës 3, Basha u shpreh se 60% e tyre janë shqiptarë që kthehen në atdhe për të takuar familjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta.

“Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor”, tha Basha, duke shtuar se qeveria e konsideron armik shtresën e mesme në Shqipëri.

Lulzim Basha: Këta mburren se kanë hyrë 10 milionë turistë vitin e kaluar në Shqipëri, është një gënjeshtër sigurisht, siç u detyrua ta pranonte para disa ditësh nën rreshta. Mbi 60% e tyre janë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vijnë të vizitojnë familjet e tyre, apo shqiptarë të Kosovës, apo të Maqedonisë së Veriut, apo të Malit të Zi apo të Greqisë, e kudo tjetër. Pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta.

Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor. Duhej të zgjidhte një herë e përgjithmonë mirëqenien e fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar duhej të ishte një kotributor neto i ekonomisë shqiptare dhe jo një mbijetues i cili e ka kokën nga mëshira e shtetit që nuk vjen. Përkundrazi vjen ndëshkimi, vjen gjoba, vjen dita kur prodhimet në vend që të shiten, hidhen. E njëjta gjë dhe me profesionet e lira.

Është i vetmi vend që shtresën e mesme e trajton si armik, sepse qeveria ka frikë çdo faktorë dhe çdo aktor që mendon me kokën e vet që është në gjendje të shpreh mendimin e vet dhe jo t’i nënshtrohet pushtetit dhe mjerimit intelektual dhe politik të tij. Për këtë arsye i ka rritur taksat shtresës së mesme, për ta stimuluar të largohet në vend që të qëndrojë këtu dhe të prodhojë vlera. Pensionet e pensionistëve shqiptarë nuk mjaftojnë as për javën e parë të muajit pa mbështetjen e familjarëve të tyre, kryesisht atre që jetojnë jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura