Mbrojtja e mjedisit, Sequi: Kontribut nga te gjithë

Jun 1, 2011 | 9:40

TIRANE- Kontribut i gjithanshem e nga te gjithe per mjedisin. Kete mesazh ka percjelle sot ambasadori i BE-së në vendin tone, Ettore Sequi gjate vizites se tij ne ekspozitën me punimet e nxënësve “Ndotja e ajrit dhe trafiku ne Tiranë-siç e shoh unë” tek “Shkolla e Kuqe”, ne kryeqytet.

“Të gjithë politikanë europianë, fëmijët europianë dhe mësuesit europianë po i kushtojnë mjedisit të njëjtën kujdesje dhe unë jam i impresionuar që ju tashmë me punimet tuaja jeni dhe ndiheni europiane” tha Sequi, ne fjalen e tij para nxenesvedhe te tjere te pranishmeve ne kete aktivitet.

Sipas ambasadorit, Komisioni Europian ka ofruar një ndihmë prej 2 milionë euro për agjensinë e mjedisit, e kjo do të thotë që BE-ja kujdeset për Shqipërinë dhe është e përkushtuar për të mbrojtur mjedisin.

Ne aktivitet ka qene i pranishem edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe Zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës Nora Malaj.

Ekspozita e sotme eshte pjese e fushatës së ndërgjejgësimit të ndërmarrë nga projekti për cilësinë e ajrit urban dhe ndikimin e tij në shëndet dhe mjedis.

 

© Panorama.al

Te lidhura