Mbreti saudit: Meshkujt s’duhet të shesin veshje intime

Jun 7, 2011 | 11:02

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, ka vendosur se vetëm gratë duhet të lejohen që të punojnë në realizimin dhe shitjen e veshjeve intime në mbretëri. Kjo çështje ishte një debat i ndezur që para tre viteve mes Ministrisë së Punës dhe autoritetit të fuqishëm fetar në këtë vend, i cili nxori një “fatwa” që ndalonte punë të tilla për meshkujt. Dekreti i mbretit për këtë propozim ishte një nxitje për të rritur punësimin e femrave në mbretërinë konservatore. Gratë saudite janë ankuar prej një kohe të gjatë se ato nuk ndiheshin mirë kur blinin veshje intime në dyqanet ku shisnin meshkujt. Fatima Garub, themeluesja e fushatës së “Facebook”-ut të emërtuar “Mjaft me siklete”, e ka mirëpritur vendimin e mbretit, duke thënë se kjo nismë do të krijojë rreth 6000 vende të reja pune për gratë.

© Panorama.al

Te lidhura