“Mbret i skenës dhe i filmit”- Ndarja nga jeta e aktorit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin

Dec 5, 2023 | 10:59
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 dhjetor).

mirush kabashi3

Berisha shkruan se dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun e skenës, Mirush Kabashi.

“Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi”, shprehet Berisha në postimin në Facebook.

Ish-kryeministri shprehet se Mirush Kabashi është i paarritshëm në të gjitha rolet e tij.

Reagimi i Berishës:

Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës.

Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës  dhe filmit mbylli sytë përgjithmon. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi.

Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100  personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar.

I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit që shpirti e tij të gjej paqen e merituar. Amin! #sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura