Qeveria, vendim për rritje rrogash e pensionesh

Jul 2, 2011 | 11:21

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka mbledhur për të dytën herë brenda javes kabinetin në një mbledhje të posacme, dedikuar posacësrisht rritjes së rrogave dhe pensioneve.

Sipas tij, kjo është mbledhja e dytë më e rëndësishme, që i vjen në ndihmë ekonomive të familjeve shqiptare.

“Ky është vendim shumë i pazakontë, për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe financiare që ka pllakosur Europën dhe botën tre vitet e fundit”- tha Berisha.

Sipas tij, ky është viti i gjashtë që vazhdon me këto ritme rritjesh rrogash dhe pensionesh. “Kjo politike, bazohet tërësisht në suksesin e modelit ekonomik të kësaj qeverie dhe nuk është thjesht cështje zemërmirësie”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura