TIRANE- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), nen drejtimin e kryeministrit te vendit ka miratuar paraditen e sotme planin e përgjithshëm vendor për Himarën.
Berisha duke vleresuar planin e prezantuar ka kerkuar respektim te kritereve per ndertimet ne menyre qe Himares te mos i pengohet pamja.
“Pas masterplanit të bregdetit Jon është radha për planet lojonale dhe më vjen mirë që fillohet me Himarën e cila ka potenciale të mëdha dhe siç tregon ky plan, potenciali i saj mund të trefishohet”- tha Berisha.
Sipas tij, plani tregon se ku nuk mund të ndërtohet dhe ftoj të gjitha komunat që të ndjekin këtë shembull në mënyrë që turizmi të njohë dimensione të mëtejshme.
Kreu i qeveria ka porositur të respektohen kriteret e përcaktuara në ktë plan dhe Himara të zhvillohet në përputhje me bukuritë mahnitëse natyrore.
Pas tij u miratua edhe plan projekti per qytetin e Lushnjes, nderkohe qe mbledhje vijon me te tjera projekte.
© Panorama.al











