Mbi 179 persona humbin jetën nga tajfuni Yagi në Vietnam, evakuohen mijëra banorë

Sep 12, 2024 | 7:24
SHPËRNDAJE

Të paktën 179 persona kanë mbetur të vdekur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, si pasojë e tajfunit Yagi, i cili ka goditur veriun e vendit, raportoi të mërkurën Reuters.

vietnam

Hanoi ka evakuuar mijëra njerëz që jetonin pranë vendit ku ka goditur tajfuni më i fuqishëm i Azisë këtë vit.

Si pasojë e stuhive dhe shirave të dendur, është shkaktuar edhe shembja e një ure, pranë Lumit të Kuq.

Përveç viktimave, edhe 145 persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, ka njoftuar qeveria.

Ndërmarrja shtetërore e energjisë elektrike e Vietnamit, EVN, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë nga disa pjesë të përmbytura të kryeqytetit për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura