Aleanca Kuq e Zi ka mberritur sot ne Bulqize ne mbeshtetje të 13 minatorëve, te cilet kane hyre ne diten e 20-te te greves se urise.
Nën moton “Atdheu nuk jepet me konçesione skllavëruese”, jane te shumte mbështetësit dhe simpatizantët qe kane udhetuar sot per ne Bulqize.
Një ditë me pare, AK-ja lëshoi një deklaratë publike në mbështetje të minatorëve, duke i bërë thirrje shtetit të mbështesë minatorët dhe të mbrojë pasuritë publike të vendit.
Minatorët e Bulqizës ndodhen prej 20 ditësh në grevë urie, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë konçesionare që shfrytëzon minierën e Bulqizës, ACR.
© Panorama.al











