Partia Socialiste ka denoncuar sot nëpërmjet deputetit të saj, Piro Lutaj refuzimin e mbikëqyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes nga Komisioni i Sigurisë.
Deputeti Lutaj, tha se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon Komisionin e Sigurisë, ndërsa e quajti këtë një atentat që i bëhet kushtetutës, si dhe mungesë transparence dhe përgjegjësie.
Në emër të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, Lutaj i bëri thirrje kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për marrjen e masave.
Cili ështe motivi i refuzimit dhe çfare fsheh ministri Imami, ishin pyetjet qe deputeti Lutaj i drejtoi ministrit të Mbrojtjes.
© Panorama.al











