TIRANE- Ministria e Brendshme tha sot se puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin vazhdon, ndërsa janë në gadishmëri të gjitha strukturat.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli akuzoi liderin e opozitës, Edi Rama, se është i vetmi që nuk arrin të shohë betejën që po bëhet për shuarjen e zjarreve.
Ai i kërkoi Ramës të heqë dorë nga përfitimi i kapitalit politik, duke mbajtur qëndrime të tilla. Sipas Ollit, në asnjë moment nuk është lejuar që të rrezikohet jeta e ndonjë qytetari.
Rreth 800 forca të pyjores janë të angazhuar në shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin, ndërsa në aksion janë edhe helikopterët që kanë ardhur nga disa vende mike.
© Panorama.al











