Maxhoranca ka rrëzuar dy amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik në projektbuxhetin e vitit 2025.
Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga mazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.
Amendamentet e propozuara nga Berisha
1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.
Mazhoranca po ashtu rrëzoi me 72 vota kundër edhe amendamentin e deputetit Flamur Noka, për caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije lekë).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al