Matura, ja pikët që ju bëjnë fitues në universitete

Jul 9, 2012 | 14:36

Në prag të publikimit të Formularit A2 për zgjedhjen e degëve.

Në prag të publikimit të Formularit A2, gazeta boton të plota pikët e fundit për fituesit në të gjitha programet e studimit. Përpara se të plotësojnë formularin, nxënësit duhet të konsultohen me to dhe të bëjnë llogaritjen e pikëve personale. Janë dy formula në dispozicion të tyre. Njëra për të gjithë maturantët që u janë nënshtruar 2 lëndëve me zgjedhje, ndërsa tjetra për ata që kanë dhënë 3 të tilla. Pikët janë në progresion që prej vitit 2007. Për një pjesë të madhe të degëve, pragu i pranimit është rritur duke e bërë garën për në universitete më të vështirë. Formulari A2, i cili këtë vit për herë të parë do të plotësohet online, u jep mundësinë maturantëve të caktojnë 10 degët ku do të konkurrojnë për në shkollat e larta.

Per te pare piket klikoni linkun:
http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/07/9.pdf

© Panorama.al

Te lidhura