MAT – Të paktën 40 forca speciale kanë ndihmuar dje në mesditë Policinë Ndërtimore të Dibrës për lirimin e truallit të Rrugës së Arbrit nga tri shtëpi banimi në fshatin Plan i Bardhë të bashkisë Klos. Megjithëse këto familje ishin shpronësuar nga qeveria shqiptare, nuk pranonin të linin banesat, duke penguar kështu vijimin e punimeve në lotin Qafa e Buallit-Ura e Vashës. Tri familjet që bëheshin pengesë, ishin njoftuar disa herë nga autoritetet vendore, por ato nuk pranonin të dilnin, pasi nuk ishin të kënaqur me paratë e shpronësimit. Rreth orës 12:00 kryefamiljarët janë urdhëruar të largojnë nga shtëpitë e tyre gjithçka mbanin brenda, përndryshe do të ndërhyhej me forcë. Pas afro dy orësh, familjarët janë bindur, ndërkohë fadromat e policisë kanë rrafshuar shtëpitë e shpronësuara. h.p











