Mat, policia arreston autorët e vrasjes së trefishtë

Aug 15, 2011 | 13:58

Policia e Matit e ndihmuar edhe nga forcat e policisë se Drejtorisë së Qarkut Dibër njoftoi arrestimin e tre autorëve të dyshuar për kryerjen e masakrës në fshatin Fraks të Komunës Komsi, ku mbetën të vdekur 3 anëtarë të një familje.

Policia tha se ka arrestuar vëllezërit, Dashamir, Valter dhe Durim Barçi, të cilët kanë rënë në pranga rreth orës 02:00 të natës. Arrestimi i tyre është bërë në fshatin Fraks. Në cilësinë e provës materiale janë kapur dy armë automatike dhe një armë gjahu me të cilat mendohet të jetë kryer krimi.

Viktima të agresionit me armë janë pesë pjesëtarë të të njëjtës familje: Shaqir Barçi, bashkëshortja Hamide Barçi, 51 vjeçe dhe djali Ylber Barçi, 31 vjeç, ndërkohë të plagosur rëndë mbetën dy djem të tjerë po të kësaj familjeje: G e H.Barçi, 18 dhe 16 vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura