Masterat part-time, do pranohen 4665 studentë të rinj

Sep 20, 2012 | 14:00

Këtë vit programet hapen edhe në universitetet e rretheve.

Miratohen dhe tarifat e shkollimit. Ja kush paguan 50%.

Pas masterave me kohë të plotë, 4665 studentë do të kenë mundësi t’i ndjekin këto programe part-time. Qeveria miratoi dje vendimin që përcakton kuotat dhe tarifat për vitin e ri akademik. Kriteret e pranimit do t’i vendosin vetë universitetet. Sipas vendimit, pagesat vjetore do të paguhen me këste.
Një sërë kategorish sociale përfitojnë reduktim në masën 50% të këtyre tarifave. Bëhet fjalë për kandidatët që u përkasin grupit të personave që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë, invalidët, invalidë të punës dhe fëmijët e tyre.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura