
Pa kaluar ende 24 orë nga ngjarja e ndodhur në një galeri private të Martaneshit, ku humbi jetën një minator, një tjetër incident është shënuar në minierën e Bulqizës, ku është plagosur rëndë një 25-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në brendësi të një miniere, në Zonën D, në Galerinë 48, ku minatori Beqir Skara mbeti i plagosur rëndë. Burime të Policisë bënë të ditur se Skara ishte futur në galeri për të nxjerrë krom, por teksa gërmonte nën tokë, një masiv inertesh me përbërje kromi e gurë e kanë zënë poshtë, duke i vënë në rrezik jetën. Fatmirësisht, minatorët e tjerë kanë ndërhyrë në kohë duke e nxjerrë shpejt të plagosurin nga vendi i ngjarjes, para se një tjetër masiv të binte, çka do të shkaktonte vdekjen e sigurt të të riut. Specialistë që kanë hetuar ngjarjen bënë të ditur se minatorët e subjektit privat kanë hyrë në galeri rreth orës 08:00 dhe pas gati 30 minutash, Skara është zënë poshtë nga masivi që ka rënë teksa ai punonte për pastrimin e frontit të punës. Shumë shpejt në ndihmë i ka ardhur grupi i punës,…
(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama, versioni print)
BULQIZË/ HASAN PASHA
© Panorama.al











