Masimo Morati po punon për të gjetur ortakë të rinj për Interin. Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja ekonomike “Milano Finanza”, sipas së cilës disa shoqëri konsulence i janë futur punës për të kuptuar se cila mund të jetë vlera ekonomike e klubit zikaltër. Gjithsesi, për momentin po punohet vetëm për shitjen e një kuote minoritare të shoqërisë. Burime pranë presidentit Morati kanë siguruar në fakt se numri një i klubit milanez nuk ka ndër mend që të shesë maxhorancën e klubit dhe as ndonjë kuotë domethënëse minorance.











