MASH publikon rezultatet e provimit të Letërsisë

Jun 17, 2012 | 15:50

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike rezultatet e provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, të shumëdiskutuarin provimin e letërsisë. Lajmi bëhet publik nga vetë MASh, sipas të cilës rezultatet ditën e nesërme do të jenë të afishuara në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Vlerësimi është bërë me notën e përshkallëzuar dhe me notën konkrete në bazë të pikëve të mbledhura. Krah notës qëndron jo identiteti i maturantit, por numri i tij me të cilin është identifikuar gjatë provimeve.

Rezultatet MASh i ka publikuar edhe në faqen e vet zyrtare në rubrikën për maturën Shtetërore në këtë link http://mash.gov.al/faqe.php?id1=1&id2=6&id3=15

© Panorama.al

Te lidhura