Masat mbrojtëse për Altin Dumanit, eksperti i sigurisë për Panorama TV: Duhet t’i sigurohet jeta! Kur ‘ngacmon’ dhe hyn ne një botë të zezë rrezikon shumë

Aug 30, 2023 | 14:36
SHPËRNDAJE

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në një lidhje live në “Panorama Tv”, është shprehur se marra për rritjen e sigurisë për ruajtjen e jetes se kreut të SPAK, Altin Dumanit janë më se të nevojshme.

dumani

Softa deklaroi se “nga zbërthimi i aplikacionit  SKY, kemi parë person janë të lidhura më funksionarë të larë të policisë, prokurorisë, me njerëz më pushtet dhe mundësi për t’u goditur është e lartë dhe duhet të shkallë të larët sigurie”.

Sipas tij, SPAK ka kryer nje sere arrestimesh te bujshme nga ish-ministra e kryetar bashkish, ndaj per kete arsye masat e mbrojtjes per jeten e prokuroreve te ketij institucioni duhet te jene te rrepta.

“Masat merren për të siguruar jetën dhe qetësin e funksionit të tij. Kemi edhe shembuj të mafjas siciliane. Kur ngacmon dhe hyn ne një botë të zezë, si grupet kriminale. Janë grupe që paraqesin rrezik.

Kjo duhet të ishte bërë edhe më parë, këto masa duhet të jenë të rrepta dhe të sigurojnë institucionin, banesën, për 24 orë dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në hetime të grupeve kriminale.Të gjitha ngjarjet e ndodhura janë të rëndësishme, kemi grupe të arrestuar, goditje ndaj personave publik, ministra dhe kryetarë bashkish.

Nga zbërthimi i aplikacionit  SKY, kemi parë persona që janë të lidhur me funksionarë të larë të policisë, prokurorisë, me njerëz me pushtet, dhe mundësi për t’u goditur është e lartë, ndaj dhe duhet të shkallë të lartë sigurie”, tha eksperti.

Më tej ai u shpreh se mbrojta ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të vazhdojë edhe pas lënies së detyrës, duke u ofruar atyre garanci për jetën.

“Aftësia e mbrojtjes është parandalimi. Këto masa duhet të përcaktohen dhe duhet të shikohen edhe pas mbarimit të detyrës së tyre, ekskorta mund të vazhdojë dhe për një periudhë, aq sa mund të gjykohet. Kështu do ti garantohet jeta gjatë detyrës dhe të ketë garanci edhe kur nuk është në funksion. Si Duman dhe të tjerë, drejtojnë institucionet si organet ligjzbatuese, dhe duhet te jen në mbrojte. Është shumë e rëndësishme të vazhdojë mbrojtja pasi të gjithë ata kanë familjarë, dhe presioni që krijohet është jo komod”, tha Softa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura