Masat e reja, grevë e përgjithshme në Greqi

Sep 14, 2012 | 12:15

Masat e kursimit kanë provokuar greva të tjera në Greqi. Dy sindikata greke kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme më 26 shtator, për të protestuar kundër shkurtimeve të reja të parashikuara nga qeveria. Greva do të zgjasë 24 orë. Greva organizohet nga GSSE, sindikata për sektorin privat dhe GSEE, organizata për sektorin publik. Kryeministri grek, Antonis Samaras, tha se është e domosdoshme marrja e masave të reja të kursimit për të siguruar këstin e radhë nga kreditorët ndërkombëtarë, që kap një shifër prej 31.5 miliardë eurosh. Pak ditë më parë, ai paralajmëroi se Greqia është pranë daljes nga eurozona dhe nëse kjo ndodh, sipas tij, “Greqia vdes”.

© Panorama.al

Te lidhura