Masakron kushëririn, fsheh krimin si vdekje natyrale

Sep 3, 2012 | 12:25

Pallati ku u gjet i vrarë Endrit Dragoti

Ekspertiza zbuloi vrasjen. Autori 26-vjeçar në pranga: Isha i dehur.

Durrës, gjendet me çarçaf në banjën e shtëpisë 51-vjeçari.

Masakron me thikë djalin e xhaxhait gjatë një konflikti për motive të dobëta në pije e sipër, arrestohet 26-vjeçari nga Elbasani me banim në Lagjen 8 në Durrës. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e 30 gushtit në Lagjen 13 të qytetit, në banesën e viktimës, shtetasit Tafil Dragoti, 51 vjeç, i punësuar si roje private në një ndërmarrje në zonën e Plazhit, ndërsa u zbulua vetëm mbrëmjen e së shtunës. Fillimisht është menduar se viktima ka pasur vdekje natyrale, pasi vendi i kryerjes së krimit ishte sistemuar në mënyrë që të mos jepte përshtypjen e një skene krimi, por më vonë ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar se viktima kishte disa plagë në trup, që sipas tyre i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura