
POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka vendosur sot masen e sigurise, “arrest me burg” per 27 vjecarin, Celnik Maliqi, autorin e vrasjes së 24 vjecares Fatjona Sula.
Autori, qe masakroi me gure ne koke nenen e dy femijeve u dorezua ne polici pak kohe pas ngjarjes se rende.
Ai e ka pranuar krimin dhe ka rrefyer se e ka kryer vrasjen, pasi viktima me te cilin kishte marredhenie intimei kishte kerkuar leke.
Çelnik Maliqi, 27 vjeç, i martuar dhe me fëmijë, ka dhënë dëshmi të gjatë në komisariat, pak orë pasi u dorëzua në polici për masakrën e 24-vjeçares nga Orenja e Librazhdit.
Nëna e dy fëmijëve u gjet të mërkurën e vrarë me gur, poshtë një ure në Qafë-Thanë, krim të cilin e ka pranuar Maliqi.
Autori 27-vjeçar, Çelnik Maliqi e ka konsideruar vrasjen si të momentit. “E vrava se më kërkoi lekë. Pasi u vërtita për disa orë me të nëpër lokale duke shpenzuar lekë, kryem marrëdhënie seksuale poshtë urës”- ka thene ai, duke treguar se ne kete kohe ajo i ka kerkuar leke e per kete jane zene.
© Panorama.al











