Masakra Batman, i dyshuari del para gjykatës

Jul 23, 2012 | 18:58

Personi i dyshuar për vrasjen e 12 personave  dhe plagosjen e 58 të tjerëve në një kinema në Aurora të Kolorados, Xhejms Holms, 24- vjeçar, sot për të parën herë është paraqitur në një gjykatë.

Aktakuza formale për të ashtuquajturën “masakra Batman” do të paraqitet të hënë e ardhshme më 30 korrik.

Vrasjet ndodhën të premten në orët e para të mëngjesit, gjatë premierës së filmit më të ri Batman, “Ngritjet e kalorësit të errësirës”, që kishte filluar të shfaqet në mesnatë.

Xhejms Holms ne gjykate

Mbrëmë vonë në Aurora janë mbledhur mijëra njerëz në nderim të viktimave.

Presidenti amerikan, Barak Obama, që ka vizituar një spital në Aurora, një lagje e Denverit, tha se është përqafuar dhe ka “derdhur lotë” me të mbijetuarit dhe te afërm të viktimave.

© Panorama.al

Te lidhura