Masakër e re në Siri, forcat e Asad vrasin 320 veta brenda ditës

Aug 27, 2012 | 12:31

Në një qytet afër Damaskut, forcat ushtarake të qeverisë së Bashar al Asad janë akuzuar se kanë kryer një masakër të re të dielën. Sipas agjencisë “Reuters”, aktivistët sirianë kanë raportuar se numri i viktimave të gjetura në qytetin Daraja është mbi 320 veta. Mes tyre ka edhe shumë gra e fëmijë. Nga Siria, agjencia shtetërore e lajmeve ka raportuar se “forcat heroike e kanë pastruar Darajan nga mbetjet e grupeve të armatosura terroriste”. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Këshilli Kombëtar i Sirisë u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe të ndërhyjnë për të parandaluar “katastrofën” në provincën e rrethuar të Homsit. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim mbi sulmet vdekjeprurëse të ushtrisë së Asad në zonat civile.

© Panorama.al

Te lidhura