‘Masa shtesë pas uljes së normës së interesit’

Aug 5, 2012 | 11:47

TIRANE- Konfindustria kerkon qe ulja e normes baze te interesit te shoqerohet me masa shtese.

Ne nje deklarate per shtyp, kreu i konfindustrisë i ka bërë apel qeverisë, politikës dhe Bankës së Shqipërisë të marrin masa,  pasi sipas saj janë shfaqur shenja të qarta të sjelljeve oligopol.

Konfindustria mbështet vendimin e fundit për uljen e normës së interesit për Lek-un prej 0.25% nga Banka e Shqiperisë, por njëkohësisht vlerëson se është e domosdoshme marrja e masave të tjera shtesë për tejkalimin e gjendjes së vështirë në ekonominë reale si pasojë e likuiditetit të munguar në gjysmën e parë të vitit 2012.

“Ndikimi i uljes së njëpasnjëshme të normës bazë të interesit për Lek-un me 0.75% nga fillimi i vitit 2012 për të arritur në nivelin 4% të sotëm ka qenë i papërfillshëm si në kreditimin e ekonomisë reale ashtu edhe në tregun e letrave me vlere të qeverisë”- thuhet ne deklarate.

 

© Panorama.al

Te lidhura