Marvina, ish-e dashura e Erion Korinit, tani shoqërohet me Ledion e “Portokalli”-së

Jun 18, 2011 | 12:44

Ka kaluar tashmë një vit nga konflikti i zhurmshëm, që mori përmasa mediatike, mes këngëtarit Erion Korini dhe ish-të dashurës së tij nga Durrësi, Marvina Stefa. Ajo vendosi ta tërheqë padinë dhe ta falë Erionin. Ndërsa pas një tentative për ribashkim në plazhin e Ksamilit, ata vendosën të ndahen përfundimisht, duke nisur secili jetë të re. Ndërkohë që për Erionin nuk dimë asgjë tashmë nëse ka krijuar ndonjë lidhje të re me ndonjë vajzë apo jo, për ish-të dashurën e tij që u bë e njohur pas konfliktit të tyre që përfundoi në Prokurori kemi arritur të zbulojmë diçka më shumë. Vajza simpatike është parë të shoqërohet së fundi me Ledio Lakon, aktorin e njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”. Thuhet se miqësia e tyre është pak më e hershme, pasi janë njohur në qytetin e Korçës nga një shoqëri e përbashkët që kanë, ndërsa këto kohë janë parë  shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar dhe fundjavat bashkë, edhe pse në prani të miqve të tjerë. Ne kemi arritur të sigurojmë këtë foto të realizuar fundjavën e kaluar në qytetin e Durrësit, ndërsa ndodheshin në një lokal në bregdet. Miq të tyre të përbashkët kanë pohuar se ata janë parë gjatë gjithë kohës të përqafuar me njëri-tjetrin, por ende nuk mund të thuhet me siguri nëse bëhet fjalë për ndonjë lidhje mes tyre. Kjo është shfaqja e parë e Marvinës me një djalë në publik, po ashtu dhe për Ledion. Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në intervista se vazhdon të mbajë statusin “single”.

© Panorama.al

Te lidhura