Martohet gazetari i politikës te “Panorama”, Adi Shkëmbi

Aug 26, 2012 | 12:08

Fundjavën e kaluar, në ambientet e “Eklips”, gazetari i politikës në gazetën “Panorama” i dha fund beqarisë duke u martuar me Blerina Maçin. Në një ambient ku ishin të ftuar, përveç të afërmve të gazetarit, por edhe kolegët e tij të punës, binin në sy edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, pasi gazetari Shkëmbi mbulon lajmet e kampit të djathtë. Prej më shumë se katër vitesh Adi Shkëmbi mbulon këtë sektor në gazetën tonë, ndërkohë që vendosi të bëjë këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij private. Ne i urojmë jetë të lumtur së bashku me bashkëshorten e tij, Blerinën!

© Panorama.al

Te lidhura