Marrëveshja, Topi: Një arritje e rëndësishme

Feb 24, 2012 | 19:16

Një arritje të rëndësishme e ka konsideruar kreu i shtetit bamir Topi marrëveshjen e arritur së fundi mes Kosovës dhe Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

“Këto marrëveshje, të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cënojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit”- thuhet në deklaratën e presidencës.

Sipas Presidentit, këto marrëveshje, jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, por janë një hap konkret drejt rrugës së përbashkët në integrimin evropian.

Në deklaratë thuhet se, ato i shërbejnë pjesëmarrjes me të drejta të plota të Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, paqes dhe prosperitetit të popujve të Ballkanit, si pjesë e rëndësishme e Evropës demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura