Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përshëndetur dakordësimin mes Serbisë dhe Kosovës për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
Përmes një postimi në Facebook, Nikolla shkruan se ky zhvillim shënoi një hap të qëndrueshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas saj, zbatimi i këtij plani do kontribuojë për arritjen e paqes në rajon.
“Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian.
Pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane.
Mirënjohje BE dhe ShBA për kontributin!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al