Marrëveshja, ‘humb’ kryenegociatorja kosovare

Feb 26, 2012 | 10:10

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk është shfaqur as dje para medieve në Kosovë, një ditë pasi i dha amin formulimit të një fusnote që do ta shoqërojë denominimin e shtetit, e ku referencë do jetë Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Mendimi i GJND-së. Nga denominimi kushtetues ka hequr fjalën Republikë, e në fusnotë si referencë e veçantë ka pranuar të mos jetë Deklarata e Pavarësisë.

Koha Ditore disa herë ka provuar të shtunën të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit, por Tahiri nuk u është përgjigjur thirrjeve. Ndërkaq, as vendndodhja e saj nuk dihet.

Visar Xani, zëdhënës i kësaj zëvendëskryeministreje që përfaqëson ekipin kosovar në dialogun me Serbinë, ka refuzuar të tregonte se ku gjendej shefja e tij. Ka thënë të jetë jashtë vendit dhe që nuk mund të japë një prononcim deri të hënën.

Sii Tahiri, telefonatave të gazetës nuk u janë përgjigjur as anëtarët e tjerë të delegacionit që kanë pranuar formulimin e fusnotës – Lirim Grajçevci, këshilltar politik i kryeministrit Hashim Thaçi, dhe Dren Zeka, këshilltar i zëvendëskryeministres Tahiri.

© Panorama.al

Te lidhura