Marrëveshja dypalëshe, Lukashenko: Ka nisur transferimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia për në Bjellorusi

May 25, 2023 | 18:30
SHPËRNDAJE

Pas arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve, ka nisur transferimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia për në Bjellorusi.

lcimg-82c8afd1-fae2-4b34-b6b6-30634a77bad4 (1)

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili tha se armët janë duke u zhvendosur.

Sipas marrëveshjes, ato do të jenë të gatshme për t’u përdorur në çdo situatë të betejave në Bjellorusi.

Vendosja e raketave u njoftua për herë të parë nga Vladimir Putin në mars, i cili paralajmëroi vazhdimisht se Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur “integritetin e saj territorial”.

Detajet se kur do të fillonte transferimi i armëve nuk u zbuluan atëherë, megjithatë TASS raportoi sot se ishte arritur një marrëveshje për ruajtjen e kokave bërthamore në një strukturë të veçantë që duhet të përfundojë brenda pak më shumë se një muaji.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se kjo masë ishte për shkak të një “përshkallëzimi jashtëzakonisht të mprehtë të kërcënimeve në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe Bjellorusisë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura