Liderët e Bashkimit Evropian kanë emëruar Mario Dragin, në pozicionin e Presidentit të Bankës Qëndrore Evropiane. Presidenti i BE-së, Herman van Rompoy, tha se liderët e BE-së e kanë aprovuar emërimin e Dragit gjatë samitit të sotëm që është mbajtur në Bruksel.
Dragi, 63- vjeçar, guvernator i Bankës Qëndrore të Italisë, do zëvendësojë francezin, Zhan Klod Trishe, mandati i të cilit përfundon në muajin tetor.
Ka pasur shqetësime që emërimi i Dragit mund të shtyhet për shkak të shqetësimeve të Francës se ky vend mund të mbes pa ndonjë përfaqësues të saj në bordin e Bankës Qëndrore Evropiane.
Kjo bankë luan një rol të madh gjatë krizave të kredive me të cilën po përballen momentalisht disa shtete.
© Panorama.al












