Marinsi amerikan në krahët e të dashurit

Feb 29, 2012 | 12:12

Një marins amerikan, gei i deklaruar, ka këmbyer puthjen tradicionale të kthimit në shtëpi me të dashurin e tij, në Havai. Rreshter Brandon Morgan nga Kalifornia u fotografua ndërsa i hidhej në krahë të dashurit, pas kthimit nga Afganistani. Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, menjëherë pasi u publikua në faqen e uebit të marinsave gei amerikanë, duke marrë brenda ditës 18 mijë “like” (pëlqime) dhe më shumë se 4000 komente. Në një prej tyre thuhej: “Si veteran i Ushtrisë Amerikane, më mbushen sytë me lot teksa të shoh të shprehësh dashurinë tënde pa frikë. Zoti të bekoftë dhe ju dhëntë sa më shumë vite së bashku!”

© Panorama.al

Te lidhura