Njihuni me disa fakte interesante mbi jeten private dhe profesionale te ikones se Hollivudit, Marylin Monroe, e cila nese do te ishte gjalle sot do te festonte 85- vjetorin.
Ikona e Hollivudit
Marilyn Monroe është një nga superstarët e Hollivudit, që krijoi një imazh monumental brenda fare pak vitesh. Ajo krijoi tipin e gruas, që edhe sot e kësaj ditë imitohet me mijëra herë. Edhe yjet e popit si Christina Aguilera, Lady Gaga apo Madonna janë futur në rolin e bjondes sexbombe. Më 1 qershor Marilyn Monroe do të mbushte 85 vjeç.
Fëmija i padëshiruar
Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos. Ajo u pagëzua me emrin Norma Jean Baker. Ajo ishte një fëmijë jashtë martese. E ëma nuk mundi të kujdesej për të. Ajo u rrit në familje të ndryshme prindërish kujdestarë, derisa në moshën 16 vjeçare e martuan me detyrim me një fqinj. Kjo martesë mbijetoi vetëm katër vjet dhe çifti u divorcua me marrëveshje.
Pin-up Girl
Për të fituar para me punën e saj, Norma Jean punonte në një fabrikë armatimesh. Atje ajo i tërhoqi vëmendjen një fotografi të ushtrisë. Ai e angazhoi vajzën e re si modele për kopertinën e revistës së ushtrisë së SHBA-së “Yank”. Menjëherë Monroe u kthye në një pin-up-girl, e preferuar prej ushtarëve të SHBA-së.
Fillimi i një karriere
Në vitin 1945 Norma Jean u bë e njohur si fotomodele në mbarë vendin. Shumë shpejt ajo pati një agjente të vetën, e cila e këshilloi të ndryshojë tipin e bukurisë së saj natyrore. Fillimisht ajo pati një petinaturë me kaçurrela brune. Më pas i drejtoi flokët duke u bërë bjonde. Vendosi një protezë me tela për drejtimin e dhëmbëve dhe menjëherë pas kësaj e quajti veten Marilyn Monroe.
Një kalendar skandaloz
Marilyn Monroe dinte si ta prezantonte trupin e saj perfekt dhe ndonjëherë pranonte ta fotografonin edhe nudo. Kjo natyrisht bëri që edhe të kritikohej. Në vitin 1962 u publikua kalendari, në të cilin ajo pozonte nudo mbi një mbulesë mëndafshi të kuqe. Pyetjes së një gazetareje, nëse vërtetë nuk kishte veshur asgjë, ajo iu përgjigj: “Po! Radion!” Kjo fjali i shpëtoi asaj karrierën.
Me humor dhe mjaft joshëse
Sex-Appeal dhe plot humor: Këto veti shpalosi “MM” në filmin “Si të peshkosh një milioner“ (1953), duke interpretuar krahas Lauren Bacall dhe Betty Grable. Ajo ecën si Pola miope, e cila vazhdimisht përplaset me dollapët dhe muret duke bërë megjithatë një figurë të mirë, që është aq mahnitëse, sa Monroe arrin t’ia kalojë Betty Grable, duke zënë vendin e parë si pin-up-girl e preferuar.
Some like it Hot
Në komedinë e Billy Wilders-it të vitit 1959, Marilyn Monroe luan këngëtaren Sugar, e cila udhëton me një orkestër grash për në Florida. Ajo njihet me Joe-n, i cili vishet si grua për t`i shpëtuar një bande gangsterësh. Joe, që luhet nga Tony Curtis, kërkon dashurinë e Sugar-it. Kjo është e vështirë, sepse ai hiqet sikur të ishte grua. Ky ishte filmi i tretë për Marilyn Monroe-n.
Tinguj te dashur
Marilyn Monroe ka regjistruar këngë të paharruara. Krahas “I wanna be loved by you” në filmin “Some Like It Hot”, ndër himnet e të dashuruarve bën pjesë edhe perla “Diamonds are a girl’s best friends”, një nga këngët më të njohura të divës bjonde. Në filmin “Bjondet preferohen” (1953) ajo këndon këngën e Lorelei Lee-s, të obsesuar ndaj diamantëve
Happy Birthday Mr. President
Që Marilyn Monroe të ketë pasur një aferë me ish- presidentin John F. Kennedy nuk është konfirmuar asnjëherë, megjithatë thashethemi vazhdon të ekzistojë edhe sot. Kjo fotografi në të cilën ajo ndodhet midis J.F. (djathtas) dhe Robert Kennedy-t, është bërë menjëhrë pas shfaqjes së saj në Madison Square Garden, ku ajo këndon për Presidentin “Happy Birthday”.
Ups po fryn erë…
Kjo skenë nga filmi “Viti i 7-të i mallkuar” (1955) gati i kushtoi Marilyn Monroe-së martesën e dytë. I shoqi i saj, lojtari i bejzbollit Joe DiMaggio, ishte gjatë xhirimeve në metro dhe u bë aq xheloz, saqë shkaktoi para qindra njerëzve një skandal zemërimi. Martesa zgjati edhe nëntë muaj dhe u prish me mirëkuptim nga të dy palët, për shkak të problemeve mendore.
Lumturia nuk zgjati kurrë
Marilyn Monroe u martua tri herë. Asnjë nga martesat nuk zgjati shumë. Martesa e tretë ishte më e lumtura në jetën e saj. Me dramaturgun Arthur Miller, ajo pati një dashuri të thellë. Por as ajo nuk zgjati: Grindje gjatë xhirimeve dhe tri dështime. Ai nuk mundi ta duronte më konsumin e tabletave prej saj, kurse ajo mësoi në fund se ai rrinte me të vetëm prej simpatisë.
Probleme personaliteti
Megjithëse “MM” punoi edhe vetë për krijimin e imazhit si simbol seksi, ajo vazhdimisht e trajtonte veten si aktore që duhej marrë seriozisht. Këto kontradikta e rënduan shumë. Ajo pati trajtim psikologjik dhe u bë e varur nga tabletat. Ajo vdiq më 6 gusht 1962 në moshën 36 vjeçare, nga një helmim prej medikamenteve. (DW)

















