
UPDATE- Ish kryeministri maqedonas, Ljubcho Georgievski ka zbuluar se ai dhe kryeministri serb, Zoran Gjinxhiç kanë diskutuar mbi shkëmbimin e territoreve ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Këto dhe shumë detaje të tjera, pritet të bëhen publike pas botimit të librit të tij, “ Ky jam unë”.
Lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Ljubcho Georgievski, ka zbuluar një seri faktesh deri tani të panjohura nga historia, ne librin e tij, i cili do të botohet së shpejti.
Ish-Kryeministri i Maqedonisë konfirmoi se ai kishte qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1999 dhe që atëherë Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright i kishte kërkuar leje për forcat tokësore të NATO-s, për të sulmuar Serbinë nga territori maqedonas. Ai theksoi ai kishte thënë po, por se plani SHBA- NATO nuk ishte zbatuar.
Duke komentuar mbi strategjinë aktuale të shtetit politik të Maqedonisë, Georgievski ka arritur në përfundimin se, “maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhënj të historisë së Ballkanit.”
© Panorama.al











