Verifikohen mandatet e 123 deputetëve

Jun 25, 2011 | 15:10

SHKUP- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e parë të sotme ka verifikuar nëunanimisht  mandatet e 123 deputetëve të rinj në shtëpinë ligjvënëse.

Sipas të perditshmes KOHA, propozimin për verifikimin e mandateteve e dha Komisioni verifikues, i formuar në seancën e sotme konstitutive, pas shqyrtimit të raportit të KSHZ-së me rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit.

Me verifikimin e mandateve, deputetëve të cilët janë anëtarë të qeverisë ose kryejnë funksione të tjera u mbetet funksioni i deritanishëm.

Në rend dite të séances, të cilën e udhëheq deputeti më i vjetër Lubisav Ivanov Xingo nga Partia Socialdemokrate, krahas përzgjedhjes së Komisionit verifikues dhe verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj, janë edhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërtime dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është përbërja e shtatë e Kuvendit nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në vitin 1991 dhe i pari që do të numërojë 123 deputetë.

Për herë të parë në karriget e Kuvendit do të ulen tre deputetë nga diaspora, pasi shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit morën të drejtë vote.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtën më 5 qershor, më shumë deputetë fitoi koalicioni  i kryesuar nga VMRO-DPMNE 56, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2.

 

© Panorama.al

Te lidhura