Maqedoni, riatdhesohen 29 shtetas shqiptarë

Jul 5, 2012 | 19:15
Pamje nga Gostivari

GOSTIVAR- Ashtu sikurse edhe në periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, policia e Gostivarit sërish ka ndërmarrë një aksion të gjerë për zbulimin dhe deportimin në vendin amë të shtetasve shqiptar, me vendqëndrim të paligjshëm në territorin e Maqedonisë.

Aksioni është shtrirë në më tepër vendbanime kurse janë arritur të zbulohen dhe vihen nën pranga 29 shtetas shqiptarë. Shtetasit nga Shqipëria kanë qenë të angazhuar në punë ndërtimi, ndërsa janë të moshës prej 25 deri në 45 vjeç. Pas arrestimit dhe identifikimit të tyre, ata  janë atdhesuar në territorin shqiptar. Ndaj tyre është shqiptuar masa “ndalesë hyrjeje në Maqedoni në afat prej një deri në dy vite”.
Më 16 prill, policia e Gostivarit realizoi edhe një aksion tjetër të kësaj natyre, nga i cili u vunë në pranga 33 shtetas tjerë shqiptar. Pas arrestimit dhe identifikimit të tyre, ato u  atdhesuan në territorin e shtetit amë. Si zakonisht, fillimi i stinën së verës me vete sjell dhe emigrantët nga Shqipëria, të cilët vijnë këtu për punë sezonale, kryesisht ndërtimtari apo ndonjë veprimtari tjetër fizike. (koha.mk)

© Panorama.al

Te lidhura