Maqedoni, dy të moshura, viktima nga i ftohti

Feb 17, 2012 | 9:04

STRUGE- Dy gra të moshuara nga rajoni i Strugës janë viktimat e radhës nga i ftohti në Maqedoni.

Evdokija Klenovska nga fshati Jabllanicë është viktima e radhës nga moti i ftohtë, ndërsa viktima tjetër është një e moshuar nga fshati Nerezi i Strugës, e cila nga një sëmundje e rëndë nuk arriti të shpëtojë dhe të udhëtoje drejt Strugës, për shkak të rrugëve të bllokuara.

Në këtë rajon ditëve të fundit ka pasur reshje intensive të borës me një trashësi prej rreth dy metra borë. Banorët e fshatrave Jabllanicë dhe Nerezi janë të bllokuar totalisht dhe deri tani nuk ka ndërhyrë shteti për shpëtimin dhe ndihmën e tyre. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura