
“Macedonian Hacking Creë“ (MHC) kanë sulmuar faqen e Presidentit të republikës, Bamir Topi. Lajmi është dhënë fillimisht nga mediat maqedonase, të cilat i janë referuar një komunikate të grupimit.
Ata kanë vendosur në qendër të faqes zyrtare të Presidentit flamurin maqedonas.
Sipas komunikimit të tyre për media, e kanë sulmuar faqen e Presidentit si përgjigje ndaj grupit të Hakerëve nga Kosova dhe Shqipëria, që para dy javëve janë përpjekur të sulmojnë faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Ndërkohë, sot faqja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi është kthyer në gjendje normale.












